Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim shumë të shkurtër për mediat sa i takon shkarkimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.
Pas mbledhjes me krerët e partisë në rrethe, deputetët dhe kryebashkiakët e veriut, Rama u ka thënë mediave shkurt dhe qartë duke iu referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se: “Institucionet, janë institucione”.