Në fillimin e kësaj jave shkencëtarët lajmëruan se në Kinë ishte shfaqur një virus i ri i derrit, i cili ka potencial për t’u kthyer në pandemi.
Frika e shkencëtarëve ishte se virusi mund të pësojë mutacion dhe të shpërndahet me lehtësi nga njeriut tek njeriut.
Dhe fatkeqësisht, nga mediat e huaja, raportohet se tashmë janë shfaqur gjurmë të këtij virusi tek punëtorët e fermave të derrave.
Megjithatë nuk dihet ende nëse të gjithë punëtorët janë infektuar nga derrat apo virusi ka kaluar nga njeriu tek njeriu.
Virusi i ri është emërtuar G4 EA H1N1 dhe deri tani është i pranishëm në fermat e Kinës. Ky virus përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, por deri tani nuk ka shfaqur simptoma agresive tek personat e prekur.
Studiuesit dhe shkencëtarët kanë bërë thirrje dhe apel që të tregohet një vëmendje më e madhe ndaj këtij virusi.




