Nga psikologe klinike : Antonela Rama
Sa pak rëndësi i kushtojnë njerëzit shëndetit mendor,si një ndër elementët më bazikë që lidhet me çdo formë të personalitetit tonë .
Shumë pak flasin për një çështje që na “prek “ të gjithëve, që na shoqëron në çdo hap për të kuptuar se cila është vlefshmëria e gjërave që posedojmë .
Akoma nuk është gjetur formula e konkluzionit përfundimtar se pse njerëzit mund të vendosin në të njëjtën apo pak me tepër rëndësinë e shëndetit mendor.
Por ç’farë do të thotë SHËNDET MENDOR ,për të gjithë që nuk janë koshient përballë të diturit në pjesën më të vlefshme që na përfaqëson secilin…
Duke folur për pikënisjen e Ankthit, si fenomeni aktual që po “prek “ shumë njerëz,ku disa janë të vetëdijshëm dhë disa jo, mund të konsiderohet si problemi më themelor në vendin tonë që kërkon vëmendjen e duhur.
Si ka mundësi që shumë pak mund të flitet në media ?!
Pse duhet t’u japim vëmendjen e pa merituar çështjeve që nuk kanë lidhje me jetën tonë , me shëndetin tonë , me të ardhmen tonë ?!
Të gjithë duhet të bëhemi bashkë për t’i kushtuar më shumë hapsirë shëndetit tonë mendor , dhe mos të qëndrojë në “hije “ duke ngritur në krye njerëz dhe fenomene të pa dobishme.
Nuk duhet t’i lejmë vend as paragjykimit dhe as stigmës, për të kërkuar ndihmë profesionale , sepse kjo është rruga e duhur për t’u përmirësuar.
Ne po heshtim dhe nuk e pranojmë dot të VËRTETËN!
Çdo zanafillë e dhunës, e vrasjeve nis nga shëndeti ynë parësor siç është ai mendor .
Nëse nuk i kushtoni rëndësi SOT — NESËR do të jeni ata/ato që nuk do donit të ishit .
Filloni të reflektoni për të parandaluar shfaqjen e problemeve.




