Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj dhe ajo e Shqipërisë Semi Japuaj, janë përballur mbrëmjen e djeshme për herë të parë pas daljes nga shtëpia, në prime-n e “BBV”.
Këngëtaret kanë qenë të ftuara në studio krah banorëve të tjerë të eliminuar mbrëmjen e djeshme , diçka që ra në sy ishte se dyshja ishin ulur larg njëra-tjetrës.
Gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë ato kanë qenë shumë të afërta mes veti. Por krisja e raportit të tyre nisi kur Trixa dhe Donaldi, filluan të krijonin një lidhje dhe këtë gjë Semi nuk e ka pritur mirë, për shkak të shoqërisë me Bora Zemanin, ish të dashurën e Donaldit.




