Monday, April 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rritja ekonomike prej 4.1% pritet të gjenerohet nga konsumi dhe investimet

admins by admins
November 18, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Rritja ekonomike prej 4.1% pritet të gjenerohet nga konsumi dhe investimet
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj prezantoi të hënën projekt buxhetin për vitin 2020 në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Denaj bëri të ditur se një kuadër makroekonomik i kujdesshëm dhe realist, vazhdimi i konsolidimit fiskal, financa publike të forta, stabiliteti financiar dhe qëndrueshmëri e pozicionit të jashtëm të vendit, janë objektivat e p/buxhetit për vitin 2020.

“Në terma të politikave dhe indikatorëve makroekonomikë, ky buxhet synon realizimin e një rritjeje ekonomike, e cila parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet.
Kjo rritje e parashikuar për 2020 do të përkthehet në më shumë punësim. Konkretisht krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune dhe uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%”, u shpreh Ministrja Denaj.

Projektbuxheti i vitit 2020, tha Denaj, siguron një nivel të lartë të investimeve publike prej mbi 4.5% e Produktit të Brendshëm Bruto, në mbështetje të rritjes ekonomike dhe punësimit.

Gjithashtu, vijoi ajo, synohet ruajta e balancës primare pozitive, e cila do të jetë pozitive për të pestin vit radhazi në nivelin 0.7%, duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse, ndërsa në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62.2% të PBB, për të zbritur poshtë 60% të PBB në 2021 dhe më tej në rreth 57% në vitin 2022.

“Përmes projektbuxhetit synohet mbajtja e deficitit buxhetor nën nivelin e 2%, ku për vitin 2020 planifikohet të jetë në nivelin 1.6% të Produktit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit”, deklaroi ministrja Denaj.

Shpenzimet buxhetore të programuara për vitin 2020, tha ajo, janë rreth 532 miliardë lekë ose rreth 29.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje rreth 5.1% krahasuar me të pritshmin e vitit 2019.

Ministrja Denaj theksoi se prioritet në projektbuxhetin e vitit 2020 është mbështetja për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.

Më konkretisht, tha ajo, arsimit është parashikuar t’i alokohen 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti viti 2019; Shëndetësisë 2.75 miliardë lekë më tepër se viti 2019 dhe Bujqësisë 1.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019 ose rreth 12% më tepër. /a.gjonaj/ /a.g/1 nga 2  

Previous Post

NATO vlerëson me medalje trupat shqiptare me shërbim në Herat

Next Post

Kapet hajduti i kabllove të sinjalit televiziv në Tiranë (VIDEO)

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Kapet hajduti i kabllove të sinjalit televiziv në Tiranë (VIDEO)

Kapet hajduti i kabllove të sinjalit televiziv në Tiranë (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In