Wednesday, May 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rrahu banakieren që nuk pranoi të prostituonte/ Kush është Pëllumb Tuda që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri

admins by admins
June 13, 2020
in Politikë
A A
0
Rrahu banakieren që nuk pranoi të prostituonte/ Kush është Pëllumb Tuda që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri
6
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka sekuestruar një pasuri me vlerë 2 milionë euro, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale: trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Si vlerë e 2 milionë eurove u sekuestruan dy pallate dhe një klub nate në pronësi të 51-vjeçarit Pëllumb Tuda.

Pëllumb Tuda është një emër i njohur për policinë pais ka qenë i skeduar për disa ngjarje të ndryshme.

Mësohet se 51-vjeçari Tuda është arrestuar më parë nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij.

Tuda njihet në Durrës edhe si pronar i diskos “Colombo”, ku në vitin 2015 ai plagosi dhe rrahu  punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte, shkruan gazeta “Shekulli”

Rrëfimi i banakieres

“Kur nuk pranova dhe i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më gjuajti me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk iu bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”.

Kjo ka qenë fraza që vajza e re, vetëm 22 vjeçe ka lënë në policinë e Durrësit në momentin që ka shkuar të denoncojë rrahjen brutale që i kishte shkaktuar pronari i saj, Pëllumb Tuda

Policia është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa mësohet se Tuda  nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të ngritura nga vajza.

Sipas informacioneve, saktësohet se 22-vjeçarja kishte disa muaj që punonte në banakun e diskos, një prej më të njohurave në të gjithë Durrësin që prej shumë vitesh.

Vajza pas rrahjes nga Pëllumb Tuda dhe pas dhunës fizike e psikologjike, u dërgua në një qendër rehabilitimi dhe u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së të njohurve të palëve, pasi policia bën me dije se mund t`i rrezikohej jeta seriozisht.

Plagosja në “Kolombo” në vitin 2014

Nga një shqyrtimi i Gjykatës së Lartë të kërkesës së një prej të arrestuarve në vitin 2014 për ngjarjen e rëndë në lokalin e Pëllumb Tudës: “Më 04.07.2014, rreth orës 02:00, Shpëtim Meta ka shkuar tek lokali “Kolombo”, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga roja i lokalit, Besnik Ruçi, i cili ka konstatuar se ishte i armatosur.

Për këtë arsye ata kanë debatuar me njeri-tjetrin, Shpëtimi e ka kërcënuar me armë, duke qëlluar përtokë, ndërsa roja e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke e rrëzuar.

Më pas shtetasi Shpëtim Meta është larguar me automjetin e tij. Për këtë ngjarje roja ka vënë në dijeni pronarin e lokalit Pëllumb Tuda, i cili në atë moment është afruar tek hyrja e lokalit.

Shtetasi Shpëtim Meta ishte kthyer pas rreth 10 minutash me automjetin e tij dhe kishte  filluar të qëllonte me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besnik Ruci. Po kështu me pistoletë ka gjuajtur edhe pronari Pëllumb Tuda.

Shtetasi Pëllumb Tuda ia ka dhënë pistoletën shtetasit Ivan Tuda (nipit të tij) dhe më pas ky i fundit ia ka dhënë shtetases Lumturi Tuda për ta fshehur armën. Policia më pas kishte sekuestruar armën e krimit”.

Previous Post

Velipojë/ Shemben 24 objekte pa leje, Policia shoqëron 6 persona pas përplasjeve

Next Post

58 raste të reja me COVID, Kosova rrezikon të rikthejë karantinën

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
58 raste të reja me COVID, Kosova rrezikon të rikthejë karantinën

58 raste të reja me COVID, Kosova rrezikon të rikthejë karantinën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In