Monday, July 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rita Ora mesazh të rinjve që mos t’i thyejnë rregullat: Ju lutem mos, faji dhe turpi që kam ndjerë gjatë kësaj jave nuk ia vlen

admins by admins
December 6, 2020
in Showbiz
A A
0
Rita Ora mesazh të rinjve që mos t’i thyejnë rregullat: Ju lutem mos, faji dhe turpi që kam ndjerë gjatë kësaj jave nuk ia vlen
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.

Ajo organizoi një festë me shumë të ftuar për ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës – festë kjo e cila u ndërpre nga policia.

Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi.

Tani ajo në një intervistë për The Sunday Times, ka rrëfyer se si u ndje gjatë kësaj jave, ku ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i turpi që ndjeu.

“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim”, ka thënë këngëtarja shqiptare për The Sunday Times.

Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të mos i thyejnë rregullat sikur ajo, sepse nuk është një shembull i mirë për t’u marrë marrëzia e saj e fundit.

“Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, ka thënë Rita Ora.

Përgjatë intervistës, shqiptarja ka kujtuar gjithashtu edhe se sa e vështirë ishte shpërngulja e familjes së saj nga Kosova në Britani të Madhe, ku për një jetesë më të mirë të familjes, babai i saj kishte punuar në tri punë, gjersa shprehet e lumtur që tani ka mundësinë që t’ua shpërblejë mundin prindërve të saj, duke u mundësuar atyre sot një jetë milionëshe.

Previous Post

840 raste në 24 orërt e fundit dhe 16 humbje jete

Next Post

Studimi i fundit paralajmëron: Ora kur hani darkën tregon shumë për shëndetin e zemrës!

admins

admins

Related Posts

Rritja drastike e shikueshmërisë/ Ndjekësit: Aman dil nga Bigu se…
Showbiz

Rritja drastike e shikueshmërisë/ Ndjekësit: Aman dil nga Bigu se…

February 9, 2026
Droni surprizë për Luizin që çorientoi shtëpinë, çfarë shkruhej në të?
Showbiz

Droni surprizë për Luizin që çorientoi shtëpinë, çfarë shkruhej në të?

February 9, 2026
Gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selin për akuzat e rënda: Shiko vajzën tënde se…
Showbiz

Gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selin për akuzat e rënda: Shiko vajzën tënde se…

February 5, 2026
Next Post
Studimi i fundit paralajmëron: Ora kur hani darkën tregon shumë për shëndetin e zemrës!

Studimi i fundit paralajmëron: Ora kur hani darkën tregon shumë për shëndetin e zemrës!

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In