Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet që kryesojnë listat e Partisë Socialiste në garën e 25 prillit.
Vihet re se në krye të listave kryesisht janë gra. Të vetmit meshkuj që janë vendosur të parët në listat e 12 qarqeve janë Erion Braçe në Fier dhe Lavdrim Krashi në Dibër.
Sakaq, në Tiranë, Luljeta Bozo dhe Najda Çomo do të jenë të dyja në krye të listës. Gjatë shpalljes së emrave, kryeministri Edi Rama deklaroi se: “Këto nuk i ndaja dot, s’kemi mundësi të vemë dy njerëz në vend të parë, në vend të parë në Tiranë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Dy gra që kanë arritur të përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie dhe natyrisht dy profesioniste fantastike.”
Të parët në listat e PS:
Edona Bilali në qarkun e Shkodrës
Pranvera Resulaj në Vlorë
Greta Duraku në Kukës
Eni Zake në Korçë
Lavdrim Krashi në Dibër
Hatixhe Konomi Berat
Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë
Erion Braçe në Fier
Evis Kushi në Elbasan
Mirela Kumbaro në Gjirokastër
Lindita Nikolla në Kurbin
Milva Ekonomi në Durrës




