Me një mesazh sensibilizues e ka nisur këtë mëngjes kryeministri Edi Rama duke publikuar një video nga aksioni i pastrimit në vend.
Kryeministri Rama ka një lutje për njerëzit që mos të hedhin mbeturina nëpër rrugë, sipas tij në shenjë dashurie për atdheun.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.