Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste këtë shtator. Burime për media bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit, në datën 8 shtator.
Asambleja pritet që të zgjedhë Kryesinë e Partisë dhe Sekretariatin, kur na ndajnë jo shumë muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për vitin 2025.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të dielën e 1 shtatorit kryeministri Rama do të mbledhë në Dajt kabinetin qeveritar, për një analizë më të thellë të punës që është zhvilluar gjatë vitit, pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar..
Mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.




