Pasi vendosi për ndalimin e qarkullimit të këmbësorëve pas orës 18:00 të pasdites, kryeministri Rama ka dalë me një mesazh publik për të gjithë qytetarët, në kushtet kur përhapja e koronavirusit në Shqipëri vijon t’i shtojë numrat e saj.
Rama ka folur për herë të parë në lidhje me qindra apo dhjetëra qytetarë të cilët janë detyruar të ndalojnë së punuari për shkak të mbylljes së aktiviteteve ku kanë punuar. Kryeministri u shpreh se brenda javës do të jetë gati planin për garancinë financiare të gjithë këtyre personave, duke mos dhënë më shumë detaje.
Rama: Për ata që duhet të shkojnë me doemos në punë, masat funksionojnë. Ne u kemi kërkuar kompanive të marrin masat dhe jemi në komunikim, kemi përcaktuar masat për kompanitë që do të kapen me shkelje. Kjo është luftë dhe luftë jemi një. Të gjithë duhet të dalim jashtë. Të gjithë do të ndryshojmë planin e ekonomisë familjare përkohësisht. Pa diskutim nuk do të thotë se ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit ne do i lëmë në dorë të pronarëve apo sipërmarrjeve private. Brenda kësaj jave do të kemi gati planin e garancisë financiare, për pagat e të gjithë atyre prej jush që iu përgjigjën thirrjes për të lënë punën për t’u futur në llogoren e shtëpisë tuaj.
Më tutje kryeministri Rama deklaroi se do të ketë një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilës do t’i kërkojë dy gjëra. Së pari, paratë e ngritura nga konferenca e donatorëve për rindërtimin nuk do të preken kurrsesi në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Dhe së dyti, Rama u shpreh se do t’i kërkojë Presidentes që të mos përjashtojë vendet e ballkanit nga eksporti i mallrave dhe mjeteve mjekësore që mund të duhen në Shqipëri në ditët në vijim.
Rama: Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga aryset pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon. Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpië dh ebëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni. Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra. Ne kemi përgatiur një nismë rajonale gjashtë vendet e Ballkanit drejt BE-së.




