Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rama: Europa është fati i Shqipërisë, por Brukseli po na frenon

admins by admins
May 7, 2021
in Aktualitet
A A
0
Rama: Europa është fati i Shqipërisë, por Brukseli po na frenon
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Është më e thjeshtë të parashikosh që ”Sassuolo” do të shpallet kampione e Italisë, për të mos përmendur një emër të madh si ”Juventusi”, që tani po vuan, sesa të vësh një bast për të ardhmen e Europës. Por, sigurisht, BE-ja është një krijesë e ende e papërfunduar, ajo është ende një punë për t’u mbaruar, thotë kryeministri, Edi Rama i cili ndodhet në Itali, i ftuar në Firence për konferencën “The State of Union”, në një intervistë dhënë Letizia Tortellos për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.

Dhe nga kjo pjesë e Adriatikut, i sapo rikonfirmuar për mandatin e tretë, Rama pretendon urgjencën e hapjes së negociatave me 27-shen për t’u bashkuar me Unionin, të cilin ai e përshkruan, megjithatë, “gjithnjë e më shumë të ballkanizuar”. Si për të thënë, se rolet janë ndërruar.

Kryeministri Rama, 30 vjet më parë bashkëqytetarët tuaj mbërritën në brigjet italiane me anije të mbipopulluara si ”Vlora” duke ëndërruar të punonin si punëtorë në ndërmarrje ose në kantieret e ndërtimit. Sot kemi profesionistë, të diplomuar, mjekë dhe pjesën më të mirë të rinisë që emigrojnë nga Tirana. A është fati i vendit tuaj për t’u bashkuar me BE?

”Ne e shikojmë Italinë si Shqipërinë e së nesërmes. Për ne Europa është një fe dhe nuk ka asnjë zonë tjetër të ndikimit në fatin tonë europian, të cilin e kemi pritur me shekuj. Para vitit 1990 nuk mund ta ëndërronim. Tani, ne mund ta zgjedhim atë. Populli ynë ndihet europian. Për fat të keq, kriza e refugjatëve ka ndryshuar BE-në për keq dhe tani Brukseli vazhdon të shtyjë negociatat, pasi vendimi është marrë, për shkak të oportunizmit nacionalist dhe egoist të disa vendeve”.

Negociatat janë ndërprerë gjithashtu sepse ju jeni seriozisht mbrapa me reformat e kërkuara: korrupsioni, spastrimi i gjyqësorit dhe liria e medias.

”Ne jemi duke bërë detyrat e shtëpisë. Reforma në drejtësi është një proces për t’u duartrokitur, ne jemi në gjysmën e punës. Ju nuk mund të kërkoni nga një atlet që të bëjë një operacion, të shërohet dhe pastaj t’i vrapojë 100 metrat në të njëjtën kohë. Rregullat europiane janë një makinë vdekjeprurëse që vlerëson kufij që shpesh nuk do të kënaqnin as shtetet anëtare. Nëse Zvicra ose Italia do të quheshin Shqipëri ose Kosovë, mbase nuk do të lejoheshin të futeshin në Europë sot duke pasur parasysh korrupsionin dhe reformat që do të zbatoheshin”.

Po akuzoni Bashkimin Europian për vënie pengesash?

“Unë them se kjo histori është paksa qesharake, që ne kurrë nuk qenkemi gati për bisedime paraprake për të filluar procesin e integrimit. Është shumë e lehtë dhe e përshtatshme të gjuajmë me gurë ndaj atyre që janë jashtë derës. Por, nuk ka asnjë fat tjetër për Shqipërinë përveç Europës. Kjo i shkon për shtat edhe Europës”.

BE po lufton aktualisht për të gjetur orientimin duke parë ”perëndimin” e Merkelit në Gjermani. Kush është sponsori juaj tani?

“Italia është aleatja jonë më e madhe dhe më besnike. Kancelarja ishte ndoshta personi  që e njihte më mirë situatën në Ballkan, madje edhe presidenti Macron ka bërë shumë. BE po përjeton shumë kontradikta, pandemia mund të ishte rasti për të filluar vozitjen të gjithë së bashku. Në vend të kësaj, ajo nxori në pah mospërputhjet dhe interesat kombëtare. Dhjetë vjet më parë, kur erdhi puna për integrimin e Ballkanit, ne ishim si gjëmbaçët në kopsht. Tani jemi dëshmitarë të një ballkanizimi të Europës. Na thoni “të dua, por nuk jam gati të martohemi”. Të kuptohemi, është e ligjshme që ka vende që kundërshtojnë zgjerimin, pa diskutim”.

26 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, po shfaqen projekte sekrete për të ridizajnuar Ballkanin. Një rrezik apo një mundësi? Shqipëria, në këtë rast, do ta integronte Kosovën.

“Statusi quo-ja nuk është e qëndrueshme. Si u krijua ky ekuilibër i pasigurt, unë nuk e di. Unë nuk besoj në një ‘deus ex machina’ që do të na drejtojë drejt një rendi të ri. Ne në Ballkanin Perëndimor jemi demokraci të reja, do të thoja adoleshente, që duhet të rriten dhe të provojnë se janë të besueshme. Diskutimi i vetëm i besueshëm aktualisht është krijimi i një zone ballkanike Schengen, që do të lejojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, për ta bërë konkurrues tregun e shteteve të vogla dhe të izoluara. T’u japim punë të rinjve tanë dhe të mos ushqejmë fyerje, populizëm idiot dhe të rrezikshëm”.

Ju shihni drejt BE-së, por Kina dhe Turqia kanë gjithnjë e më shumë ndikim në Shqipëri ashtu si në Maqedoninë e Veriut. Vaksinat janë një shembull i tillë.

”Për fat. Presidenti Erdogan na dha dorën për të dalë nga një krizë e rëndë shëndetësore. Në fazën e parë të pandemisë, BE na braktisi dhe na izoloi. Me forcat tona, ne kontaktuam së pari Pfizer duke u nisur drejt së panjohurës ​​në Nju Jork, pastaj AstraZeneca. Më në fund, fabrika e Sinovac në Turqi, që hapi dritën jeshile për eksport. Ne gjithashtu kemi Sputnik V. Ne bëjmë rreth 25 000 vaksina në ditë për me 2,8 milionë banorë”.

A po planifikoni paketa turistike Covid-free për turistët për verën? Shumë italianë kanë populluar brigjet tuaja vitet e fundit.

”Nëse vaksinimet vazhdojnë kështu, ne do të kemi një verë të shkëlqyer pa asnjë kufizim. Ne jemi duke imunizuar stafet e hoteleve, ne jemi një vend i lirë dhe i sigurt. Italianë, po ju presim!”.

Previous Post

VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit Gulielm Radoja, cili ishte amaneti i fundit i aktorit

Next Post

88-vjetori i lindjes e ikonës së muzikës popullore Nexhmije Pagarusha

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
88-vjetori i lindjes e ikonës së muzikës popullore Nexhmije Pagarusha

88-vjetori i lindjes e ikonës së muzikës popullore Nexhmije Pagarusha

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In