Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për bisnesin e vogël.
Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale Rama ka njoftuar se nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit biznesi i vogël do të paguaj zero tatim fitimi për ata që kanë një xhiro deri më 14 milion lekë të reja xhiro, ndërsa zero TVSH për bizneset me xhiro deri më 10 milion lekë të reja xhiro,
“Në mënyrë sistematike mbi ecurinë e ekonomisë dhe mbi masat dhe shifrat reale të ekonomisë dhe sot do të fokusohemi tek biznesi i vogël për të cilin kemi ndërmarrë dhe kemi kaluar me mbështetjen e shumicës parametare një masë shumë agresive mbështetëse një masë e cila është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin tonë për ta mbështetur fuqimisht çdo kënd që krijon punë për vete dhe familjen dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël. Thjesht dhe shkurt sot me vendim të kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 milion leke nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, edhe më tutje 10 milion nuk paguajnë as TVSH. biznesi i vogël në Shqipëri e ka si i vetmi komunitet pa taksa dhe pa TVSH deri në 10 milion.
Është e rëndësishme që të kthejmë pak kokën mbrapa dhe të kujtojmë se në vitin 2013 të gjithë anëtaret e biznesit paguanin 10% taksë tatim-fitimi dhe zhvillonin aktivitet të subjektit nga 0 deri në 8 milion këto biznese jo vetëm paguanin por paguanin edhe një tatim fitimi për pushtetin vendor,” tha Rama ndër të tjera.




