Edi Rama ka marrë pjesë në tryezën me temë ‘Siguri – Reformim – Modernizim’ ku ka folur për dhunën në stadiume.
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Pjesëmarrja ne stadium e çdo sportdashësi do të bëhet me një status të veçantë për t’i dhënë një përgjegjësi më të madhe për veprimet individuale. Kjo nuk është një shpikje, por një eksperiencë nga vendet e tjera” – tha Rama në tryezën e organizuar nga FSHF.
Edi Rama kërkoi që çdo stadium të pajiset me kamera dhe se do të ketë ashpërsime ne kodin penal për këdo që futet në fushën e lojës.
“Nuk do të ketë më gjobë deri në tre vjet burg. Por minimumi tre vjet burg për ata që kalojnë vijën e bardhë dhe hyjnë në tabelën e gjelbër. Madje deri në përjashtimin përjetë nga stadiumet të atyre që nxisin apo ushtrojnë akte dhune” – tha ai.