Problemet e Ylli Rakipit duket se kanë nisur herët, i perkedheluri në kohën e Berishës dhe i mbeshtetur nga Meta më pas, Me sa duket është
mësuar keq. Ndaj që nga 2014 Rakipi nuk ka gjetur qetësi në çdo televizion ku ai ka shkuar.
Në vitin 2014 Ylli Rakipi u emërua drejtor i përgjithshëm në televizionin “Ora News”, thuajse fiks në një detyrë ku duhet të bënte më të mirën për të qenë lart, në 2015 ai filloi drejtimin e emisionit “Të Paekspozuarit”, emision investigativ.
Sipas burimeve nga mediat në 2016 Rakipi u përplas me disa gazetarë në televizionin “Ora News” çka solli edhe largimin e tij nga ky televizion.
Emisioni i tij u transferua në televizionin “News 24” i cili u transmetua deri në vitin 2018 ku serisht solli largimin e tij drejt “Top Channel”, pas largimit të Sokol Balles drejt “Vizion Plus” për të drejtuar emisionin e tij të ri “Real Story”.
Në “Top Chanel” kërkonin një zvendësues në standartet e Sokol Ballës por Rakipi nuk mundi të ishte në të njejtin standart me të dhe drejtuesit vendosën largimin e tij.
Pas largimit nga “Top Chanel” Rakipi ishte në kërkim të një televizioni ku do të vazhdonte emisionin e tij dhe për këtë u afrua përseri në “News 24” ku edhe aty nuk gjeti qetësi; drejtuesit e ketij televizioni gjatë pushimeve të verës fillua një riformim ku sollën në drejtim të televizionit Sokol Ballën i cili gjithashtu do të trasmetojë emisionin e tij, gjë që i mbylli edhe derën Ylli Rakipit për të vazhduar emisionin e tij në “News 24”.
Tani na mbetet të shohim nëse Rakipi do mund të gjejë një mundësi tjetër për të vazhduar emisionin e tij dhe ti japë fund problemeve.