Biznesmeni mē i pasur në Afrikë, Aliko Dangote është shprehur në një forum ekonomik në Abidxhan të Bregut të Fildishtë se kishte tërhequr 10 milion vetëm për ti “prekur”
“Në atë kohë, përpara disa vitesh, banka të lejonte që të merrje sa para të dëshiroje. Kështu që tërhoqa 10 milionë dollarë. I kam dërguar në shtëpi dhe i futa në bagazh të makinës. I pashë dhe u binda se jam i pasur. Të nesërmen i dërgova sërish në bankë”, deklaroi biznesmeni nigerian.
Në momentin që foli biznesmeni Dangote tha: “As edhe një dollar nuk e kam, hiç asgjë.”
Në vitin 2014, sipas revistës prestigjoze “Forbes” ai u shpall si “Personi i vitit”.