Qeveria britanike ka njoftuar se pas Brexit do të heqë vizat për këdo shkencëtar që do të dojë të punojë dhe jetojë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Viza globale e talenteve” e Boris Johnson, e cila do të nisë në shkurt, ka për qëllim tërheqjen e për mendjeve më të talentuara në botë.
Kryeministri, Boris Johnson, është shprehur se: “Mbretëria e Bashkuar ka një histori krenare të zbulimit shkencor, por për të udhëhequr fushën dhe për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, ne kemi nevojë për të vazhduar të investojmë në talente dhe kërkime të hollësishme”.
“Kjo është arsyeja pse ndërsa po largohemi nga BE, unë dua të dërgoj një mesazh që Mbretëria e Bashkuar është e hapur për mendjet më të talentuara në botë, dhe të jemi të gatshëm t’i mbështesin ata për t’i kthyer idetë e tyre në realitet.”
Njoftimi është një fitore e madhe për organizatat kërkimore, të cilët kishin lobuar fortë qeverinë për një sistem të shpejtë vizash për studiuesit kryesorë.
Tërheqja e shkencëtareve nga Britania mund të ndihmojë në trajtimin e sfidave të rëndësishme si ndryshimi i klimës ose sëmundja.
SCAN




