Sunday, August 9, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Programi i rindërtimit pas tërmetit. Cilat janë 4 skemat e parashikuara?

admins by admins
December 19, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Del formulari i posaçëm që duhet plotësuar/ Si përfitohet 1 vit qera nëse të është dëmtuar shtëpia nga tërmeti
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Programi i rindërtimit pas pasojave shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit përbëhet nga disa nënprograme. Janë 4 skema, të cilat do të përdoren për zhvillimin e objekteve të reja, në zonat e dëmtuara.

Skema e parë parashikon krijimin e zonave të reja, përfshirë këtu si infrastrukturën publike, ashtu edhe rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese të dëmtuara. Në këtë nënprogram, rikonstruksionet merren përsipër nga autoritetet shtetërore dhe fondet e grumbulluara prej tij.

Skema e dytë e programit të rindërtimit përfshin rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese të dëmtuara, krijimin e zonave të reja për zhvillim, si dhe infrastrukturën publike, por nëpërmjet fondeve të donatorëve. Edhe pse fondet janë të grumbulluara nga organizata të ndryshme joqeveritare, mbikëqyrja do të bëhet nga autoritetet shtetërore.

Skema e tretë parashikon rindërtimin e banesave nga e para, në po të njëjtin truall, pa i lëvizur banorët nga tokat e tyre.

Skema e katërt përfshin bashkëpunimin e sektorit publik, me sektorin privat, si në rastin e firmave private të ndërtimit.

Programi i krijimit të fondit të banesave përbëhet nga programi i blerjes së banesave të reja në treg të lirë, si dhe programin e banesave të dhuruara nga subjektet private. Kjo e fundit, vlen për ato donatorë, si në rastin e Turqisë apo Katarit, të cilët kanë marrë përsipër jo vetëm ndërtimin e banesave të reja, por edhe mbikëqyrjen e këtij procesi.

Ndërkohë, granti i parashikuar për procesin e rimëkëmbjes pas tërmetit dhe rikthimit në normalitet do të shkojë si për procesin e rindërtimit të banesave, ashtu edhe për qiratë e familjeve të mbetura të pastreha. Po ashtu, granti shkon edhe për mbulimin e shpenzimeve, të marra përsipër nga biznese të sektorit privat për pjesën akomoduese. Si në rastin e hoteleve, të cilat, akomoduan dhe vazhdojnë të akomodojnë familjet e mbetura pa banesa.

Nga ana tjetër, nga përcaktimet në aktin normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare për procesin e rindërtimit, familjet që do të jenë parësore janë ato që kanë humbur familjarët nga tërmeti, nënat dhe vajzat që rrisin të vetme fëmijë, familjet që përbëhen nga persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet në skemën e ndihmës ekonomike, si dhe të rënët në krye të detyrës.

Jenida Vladi/ SCAN

Previous Post

Ministrja Denaj: Dialogu konstruktiv është kyç për zgjidhjen e problematikave në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare të CEFTA

Next Post

BM – Princi Charles planifikon të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
BM – Princi Charles planifikon të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

BM – Princi Charles planifikon të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In