Friday, February 3, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër/ Pjesë e skemës së fajdeve

admins by admins
March 14, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër/ Pjesë e skemës së fajdeve
7
SHARES
50
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Ish-kancelarë gjykate, policë, noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër janë përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku.

Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Huatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, është pezulluar nga detyra, si dhe janë në kërkim E.M; J.A.; Gjithashtu, u pezullua nga detyra edhe noterja Valbona Hajdari, dhe një person tjetër me incialet A.S., nga Shkodra.

Në kuadër të operacionit kundër personave që iu jepnin para me fajde qytetarëve në Shkodër, është arrestuar dhe Ilir Sokoli, ish-drejtori i LSI për patentat.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e  shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë  u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim  të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë

Njoftimi i policise per ngjarjen: 

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

  1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
  2. E. M., 33 vjec nga Shkodra

3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

  1. A.D. 39 vjec nga Shkodra
  2. M.B. 31 vjec nga Shkodra

6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe  banues në Shkodër;

  1. E.F., 38 vjec nga Shkodra
  2. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
  3. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
  4. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
  5. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim  dhe po punohet për kapjen e  5 shtetasve të tjerë.

U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik”  dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

  1. V.H., nga Shkodra;
  2. A.S., nga Shkodra
  3. E.L., nga Shkodra.

Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 238 600 Euro CASH

– 272  400 dollare CASH

– 414 000 Lekë

– 510  Paund Britanik

– 20 automejte  transporti

– 1 revolver,

– 1 krëhër pistolete me fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– 5  kompjutera laptop

– 50 celualarë

– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Previous Post

Panik për problemet e Facebook-ut dhe Instagramit, përdoruesit lajmërojnë policinë

Next Post

ERA E KEQE NËPËR AUTOBUSA/ Vendoset ligji i ri, gjobë për ata që veshin rroba të pista

admins

admins

Related Posts

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë
Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë

January 30, 2023
Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
Next Post
ERA E KEQE NËPËR AUTOBUSA/ Vendoset ligji i ri, gjobë për ata që veshin rroba të pista

ERA E KEQE NËPËR AUTOBUSA/ Vendoset ligji i ri, gjobë për ata që veshin rroba të pista

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In