Gjatë një jave në portalin qeveritar e-Albania janë gjeneruar 31852 certifikata dhe janë kursyer 1.6 milionë lekë nga ky shërbim.
Në e-Albania janë 16 842 përdorues të portalit dhe 112 044 përdorues të shërbimeve elektronike, ndërsa gjatë kësaj jave janë regjistruar 3132 përdorues të rinj.
Po ashtu, janë 3 445 vërtetime tatimore të gjeneruara nga bizneset ose 36 ditë kohë e kursyer.
Në një javë rezultojnë 5640 aplikime për shërbimet konsullore nga shqiptarët jashtë vendit, për të cilët janë lehtësuar procedurat.
46 712 është numri i dokumenteve me vulë elektronike të shkarkuara në portal gjatë një jave, ndërsa shërbimet më të përdorura janë: certifikatë familjare, karta e shëndetit, certifikatë personale, vërtetim për pagimin e kontributeve për individin, konfirmim për gjendjen aktive të mjetit./m.m/ /a.g/




