Nga portal E-Albania deri ditën e sotme në 29 nëntor, ora 18.00 kanë dhënë donacionet e tyre online 3169 donatorë.
Sipas asaj që është publike në platformën e hapur nga qeveria, të gjithë ata që kanë dhënë online kanë arkëtuar për dëmet e Tërmetit në “Shqipëria Solidare” plot 30,643,470 lekë, raporton newsbomb.al.
Ndërkohë që deri tani, sipas E- Albania totali i donacioneve është 157,412,714 lekë; 1,694,887 euro dhe 125,772 dollarë.
Këto janë shumat që kanë kaluar nga portal E-Albania. Pa llogaritur donacionet që janë dhënë nëpërmjet sistemit bankar, ku përfshihen firma të mëdha dhe biznesmenë të ndryshëm si Kastrati 1.5 milionë euro, Balfin me 1.2 milionë euro, Salillari me 1 milionë euro, EHW me 200 mijë euro etj, raporton newsbomb.al.




