Sunday, September 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Populli votoi Oltën, produksioni nxjerr Kristin? Rrjedhin votat e “Vodafone” në rrjet, kompania “kyç” gojën

admins by admins
March 9, 2023
in Showbiz
A A
0
Populli votoi Oltën, produksioni nxjerr Kristin? Rrjedhin votat e “Vodafone” në rrjet, kompania “kyç” gojën
0
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kanë qenë të rralla rastet kur “Big Brother Vip” nuk është akuzuar për skenare dhe manipulim të votave të publikut. Çdo sondazh që është bërë online, me qindra-mijëra pjesëmarrës, në lidhje me nominimet e banorëve, ai i eliminuari nuk ka përkuar thuajse asnjëherë me rezultatin që thuhet në spektakël.

Shumë polemika janë krijuar me noniminim e fundit, Armaldo-Olta-Kristi, në lidhje me banorin që duhej të eliminohej. Ishte Kristi ai që u eiliminua e që u rikthye përsëri me një biletë kthimi në shtëpi, por publiku prej ditësh e kundërshton këtë verdikt, me arsyen se këta nuk janë votat e tyre, për të cilat kanë shpenzuar para.

Fotoja që po qarkullon në rrjet me votat e kompanisë “Vodafone”
Ish-banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”. Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, në foton e publikuar shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim.

“Në vetëm 2 orë peticion me mbi 2 mijë firma të mbledhura në kohë rekord, arritëm të nxjerrim një pjesë të vërtetës! Mungojnë akoma dhe 30 mijë mesazhe! Do dalin dhe ato deri në fund! Shifrat flasin vetë kush duhet të kishte dalë! Vazhdojmë firmosjen! Secili nga ne duhet të rimbursohet!”– ka shkruar ish banori në postimin e tij.

Nuk dihet se sa të vërteta janë votat që janë publikuar dhe nëse janë publikuar nga vetë “Vodafone”, por nuk do të ishte aspak çudi që një kompani e tillë, e cila ka bërë shkelje të panumërta, të bëjë bashkëpunim edhe me produksionin e “BBV”.

“Iconstyle” ka kontaktuar me kompaninë dhe përgjigja që morëm është: “Vodafone mundëson ofrimin e shërbimit të klientit, nuk ka të bëjë me votat e BBV. Votat numërohen dhe verifikohen nga vetë produksioni”. Një përgjigje e paqartë, që lë gjithsesi vend për dyshime, duke njohur ‘reputacionin’ e “Vodafone”, si një kompani “lider” për shkelje dhe vjedhje.

“Iconstyle.al” ka denoncuar prej kohësh veprimtarinë e kompanisë celulare “Vodafone”, e cila përdor pa të drejtë të dhënat personale të klientëve dhe ish-klientëve të saj për qëllime marketingu. Shkeljet e kësaj kompanie janë të shumta, madje kanë vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Koncerte në kulmin e pandemsië, vjedhje e të dhënave, vjedhje e parave të qytetarëve dhe mashtrim me oferta, janë vetëm disa nga shkeljet e “Vodafone”, të cilat janë raportuar e trajtuar nga ne./icon

Previous Post

Ka arritur plot 569 mijë ndjekës, Luizi: Isha zero, shpresoj të kem arritur 10 mijë ndjekës!

Next Post

Luizi përmes dronit merr një informacion të rëndësishëm nga jashtë

admins

admins

Related Posts

Rritja drastike e shikueshmërisë/ Ndjekësit: Aman dil nga Bigu se…
Showbiz

Rritja drastike e shikueshmërisë/ Ndjekësit: Aman dil nga Bigu se…

February 9, 2026
Droni surprizë për Luizin që çorientoi shtëpinë, çfarë shkruhej në të?
Showbiz

Droni surprizë për Luizin që çorientoi shtëpinë, çfarë shkruhej në të?

February 9, 2026
Gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selin për akuzat e rënda: Shiko vajzën tënde se…
Showbiz

Gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selin për akuzat e rënda: Shiko vajzën tënde se…

February 5, 2026
Next Post
Luizi përmes dronit merr një informacion të rëndësishëm nga jashtë

Luizi përmes dronit merr një informacion të rëndësishëm nga jashtë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In