Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrolle kundër kanabisit, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Kontrollet janë kryer në këmbë nga efektivët në fshatin Bizë, ku është zbuluar kanabisi i mbjellë në një ambient të hapur, të pyllëzuar.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle antikanabis, arrestohen 2 shtetas, 1 në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kontrolluan nga toka me këmbë për disa orë në fshatin Bizë.
Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, konstatuan një rast të kultivimit të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç.
Policia shpalli në kërkim shtetasin G.B., banues në Bizë, Durrës.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi B.P., 46 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Bizë.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.




