Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit.”
Kurse qytetarët që akoma nuk kanë kryer vaksinën, do të vazhdojnë të lëvizin me masat që janë në fuqi. Për ta ndalohet udhëtimi, nëse nuk kanë arsye të rëndësishme.
“Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë studentët për motive studimi). Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.” Vendimi i Francës për të mirëpritur shqiptarët e imunizuar hyn në fuqi nga 9 qershori.




