Monday, January 18, 2021
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Pesë shkolla të reja në Tiranë

by Redaksia Online
May 5, 2019
in Aktualitet
0
Pesë shkolla të reja në Tiranë
15
SHARES
24
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Me ndërtimin e 17 shkollave të reja, themelet e të cilave janë hedhur në zonën nr.1, Tirana do të përjetojë një revolucion të vërtetë, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisura për zhvillimin normal të lëndëve arsimore. Me këtë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore në infrastrukturë, ato janë konceptuar për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

Ilda Qazimllari, arkitekte pranë Drejtorisë së Investimeve te Huaja ne bashkinë e Tiranës, tha per Agjencinë Telegrafike Shqiptare se aktualisht është lidhur kontrata e fazës së parë, që është zona 1 dhe përfshin 5 shkolla.

“17 shkollat e reja janë pjesë e një programi partneritet publik privat. Është një program që përfshin disa shkolla të mesme edhe 9-vjeçare dhe jo vetëm kaq, por edhe me ndërtimin e kopshteve që do të integrohen brenda shkollave 9-vjeçare. Aktualisht është lidhur kontrata e fazës së parë, që është zona 1 dhe përfshin 5 shkolla. Janë 3 sheshe ndërtimi të ndodhura përkatësisht pranë Universitetit Bujqësor dhe dy sheshet e tjera janë pranë sheshit “Shqiponja”, tek ish-dogana dhe sheshi i fundit që ka sërish dy shkolla është ai pranë “Don Boskos”. Të gjitha këto shkolla do të kenë një specifikë të veçantë ndryshe nga shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë”, – tha Qazimllari për ATSH.

Me tej, ajo shpjegoi se shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopshte të integruar brenda tyre. Sipas saj, përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturorë, duke i dhënë asaj një dimension tjetër.

“Specifika është e tillë, shkollat nuk do të jenë vetëm për konsum gjatë orëve të mësimit, por do të kenë akses shumë ndaj komunitetit. Shkollat nuk do të përfshijnë vetëm ambientet e mësimdhënies, por edhe terrene sportive dhe ambientet e jashtme. Të gjitha shërbimet e ambienteve të brendshme do të jenë të aksesueshme nga komuniteti”, – tha ndër te tjera ajo. Shkollat e reja janë të dizenjuara nga arkitektët më të mirë, duke ofruar modele të suksesshme edhe për qytetet e tjera. Gjithashtu, nisma e bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet u përzgjodh si një nga projektet më të mira në Samitin e Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore që u mbajt në Sarajevë, muajin e kaluar.

Previous Post

Messi Ronaldo dhe … mund të jenë në një skuadër

Next Post

OMONIA: Heqia e tabelave, provokim i qeverisë së Edi Ramës

Redaksia Online

Related Posts

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani
Aktualitet

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

January 17, 2021
U dashuruan në kantierin e Laçit, Rama në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin nga Stambolli
Aktualitet

U dashuruan në kantierin e Laçit, Rama në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin nga Stambolli

January 17, 2021
OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri
Aktualitet

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

January 16, 2021
Next Post
OMONIA: Heqia e tabelave, provokim i qeverisë së Edi Ramës

OMONIA: Heqia e tabelave, provokim i qeverisë së Edi Ramës

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS