Puntatën e mbrëmjes së djeshme në “Hell’s Kitchen” ka ndodhur një debat i ashoër mes dy konkurentëve, Martinit dhe Indritit, debat i cili degjeneroi në përplasje fizike. Si nisi e gjitha?
Një javë më parë, Indriti mori rolin e shef Renatos në kuzhinë dhe nisi të hidhte pjatat në tokë e të trazonte gjithë ambientit e reality show-t. Nisur nga kjo, shef Renato do të vendoste për fatin e tij në program gjatë mbrëmjes. Kështu ai mendoi që të vendoste në sfidë Martinin dhe Indritin, e nëse ky i fundit do të dilte fitues nga përballja, do të qëndronte ende në emision.
Teksa po merreshin me përgatitjet e pjatës që ju caktua, Martini dhe Indriti u përfshinë fillimisht në “ngacmime” në distancë, deri tek sharjat dhe fyerjet. Por në një moment, përplasja mes tyre kaloi cdo limit dhe degjeneroi në dhunë, ku djemtë goditën njëri-tjetrin, fillmisht me gjërat që kishin para dhe më pas me duar.

Renato, duke qenë se Indriti kishte paraqitur sjellje jo të hijshme gjatë këtyre javëve, sidomos gjatë puntatës së fundit, vendosi ta përjashtonte përfundimisht djalin nga Elbasani nga “kuzhina e ferrit”.




