Sunday, June 4, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, palët gjejnë “Ok” për financimin e fushatës dhe kuotën gjinore

admins by admins
May 26, 2020
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, palët gjejnë “Ok” për financimin e fushatës dhe kuotën gjinore
0
SHARES
25
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe njëherësh bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se ka pasur dakordësi mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme.

Ai tha se është gjetur kompromisi për të zvogëluar periudhën zgjedhore si dhe është pranuar financimi miks i fushatës së partive politike. Një tjetër pikë ku palët kanë pranuar të dakordësohen mes tyre lidhet me kuotën gjinore.

“Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse.Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fushatës ka marrë dakordësim”, tha Gjiknuri. 

Përfaqësuesi i PS-së bëri me dije se mbledhja e radhës e Këshillit Politik është caktuar që të mbahet ditën e enjte.

“Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, shtoi Gjiknuri.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tregoi se në takim ka pasur mirëkuptim në tre çështjet e lartpërmendura, ndërsa shtoi se beteja kryesore mbetet ruajtja e paprekshmërisë së votës së shqiptarëve. 

“Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.

Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur”,  theksoi Bylykbashi.

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kuota gjinore duhet të ketë dispozita mbrojtëse.

“Ishte dhe një moment delikat i kuotës gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pasur principin një në tre. Kemi kërkuar me forcë që kjo kuotë gjinore të ketë dispozita mbrojtëse për zbatimin e saj në praktikë”, theksoi ai.

Previous Post

Imeraj për ATSH: Me investimin për Rrugën e Arbrit, Dibra do marrë zhvillim në turizëm, bujqësi dhe ekonomi

Next Post

Drogë dhe vjedhje, gjashtë në pranga

admins

admins

Related Posts

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…
Aktualitet

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…

May 4, 2023
Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…
Aktualitet

Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…

May 4, 2023
Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…
Aktualitet

Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…

April 28, 2023
Next Post
Drogë dhe vjedhje, gjashtë në pranga

Drogë dhe vjedhje, gjashtë në pranga

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In