Pas ngritjes së SPAK, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.
Xholi i cili aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme pritet t’i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.
Më herët Xholi ka kaluar vettingun në të dyja fazat e tij, ndërsa sipas ligjit 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-k0rrùpsion neni 34, kreu i BKH duhet të ketë formim profesion master, eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe eksperiencë së paku 5 vite me dosje të kr1mìt të òrgànizuar e korrùpsionit.
Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në ktë strukturë.