Tirana është një ndër qarqet që vijon akoma me numërimin e votave për kandidatë. Deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 782 kuti nga 1243 qendra votimi që janë gjithësej.
Lista e kandidatëve të partisë socialiste kryesohet nga ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku. Surpriza e votave për kandidatët e PS në Tiranë , përveç 18 emrave të listuara të parët dy nga kandidatët që kanë thyer herësin dhe do të jenë pjesë e Parlamentit janë Fatmir Xhafaj me 10972 vota dhe Ornaldo Rakipi 10424 vota.
Ndërkaq deri më tani rrezikon që të mbeten jashtë parlamentit Pandeli Majo i cili është i 19 në Listë dhe deri më tani ka grumbulluar 4360 vota dhe Mimi Kodheli që ndodhet e 21 në listë dhe ka arritur të marrë vetëm 2727 vota.
Kandidatët meshkuj më pak të votuar në 18 emrat e parë në listën e socialistëve të Tiranës, që rrezikojnë mandatin nga rezultati i Xhafajt dhe Rakipit, janë Fidel Ylli me 955 vota, Ervin Bushati me 1636 vota dhe Eduard Shalsi me 1487 vota deri më tani.
18 emrat e parë të listës së parë në Tiranë: Luljeta Bozo 3324 vota
Najada çomo 982 vota, Ervin Bushati 1675 vota, Ogerta Manastirliu 5107 vota
Arben Ahmetaj 5594 vota, Ulsi Manja 4768 vota, Etilda Gjonaj 4037 vota, Arben Pëllumbi 2177 vota, Elisa Spiropali 6361 vota
Belinda Balluku 11693 vota, Toni Gogu 1871 vota, Etjen Xhafaj 8044 vota, Ermonela Valikaj 1419 vota, Xhemal Qefalia 4430 vota, Fidel Ylli 1029 vota, Klotilda Bushka 2427 vota, Alqi Bllako 6350 vota, Eduard Shalsi 1641 vota.
Ndërkohë deri më tani kanë përfunduar me numërimin e votave për kandidatët 5 qarqe si Shkodra, Kukësi, Dibra, Korça dhe Gjirokastra.




