Kryeministri Edi Rama, sot duke folur për ndikimin e pandemisë, tha se 33 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës. Gjatë fjalës së tij, teksa prezantoi skemën e re sociale, ai tha se paga minimale në vend do të rritet. Aktualisht paga minimale është 260 mijë lekë ndërsa kreu i qeverisë, u shpreh se synon që ndryshojë në 300 mijë lekë.
“Sot kemi nevojë të vlerësojmë goditjen nga COVID-19, e dimë se dy paketat për t’u garantuar punëdhënësve një lehtësim dhe mosndërprerje të të ardhura dhe pezullimit të aktivitetit kanë funksionuar, pagat e luftës kanë funksionuar, ndërkohë që hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen. Përveç rritjes së punësimit, kjo skemë redukton edhe punën në të zezë. Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë”, tha Rama./




