Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut të Elbasanit, të Korçës dhe Beratit për shkak të punimeve në rrjet.
Në Korçë, për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Gjanç, në datat 19-20 Nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona:
19 Nëntor – Kamenicë, Dvoran, Voskop, Bellovodë
20 Nëntor – Voskop, Dërsnik, Polena, Kamenicë, Dvoran, Bellovodë
Ndërsa në Elbasan, për shkak të remontit të parashikuar në nënstacionin Kombinati i Drurit, në datën 19-21 Nëntor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona:
19 Nëntor – Lagjia “Skënderbeg”, Shushicë, Shirgjan, Bujqës
20 Nëntor – Pusi 1, Unaza 1, Privat Gezim Haxha, Vidhas (Uzina 2), Fshati Vidhas
21 Nëntor – Zona e ish-Kombinatit Metalurgjik, ish-komuna Gracen me fshatrat: Shijon, Dopaj, Mamël, Shtemaj, ish komuna Bradashesh, Delishtë
Gjithasthu në qarkun e Beratit do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji për shkak të remontit të parashikuar në nënstacionin Goriçan dhe nënstacionin Pobrat, në datat 21-22 Nëntor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona:
21 Nëntor – Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Poshnjë, Goriçan, Çiflik, Kuçovë
22 Nëntor – Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat, SlanicëOsh



