Oriola Marashi është nisur në një tjetër destinacion për të pushuar dhe kësaj here modelja me format perfekte trupore ndodhet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Oriola pozoi mbrëmjen e djeshme në një prej restoranteve më luksoze atje dhe tërhoqi shumë vëmendjen me veshjen.
Sigurisht modelja nuk ndodhet me pushime vetëm, por e shoqëruar.
Oriola shoqërohet nga mikesha e saj Erida Lama me të cilën ka postuar foto pas një shëtitjeje me makinë në shkretëtirë.
Dy vajzat shfaqen duke pozuar të veshura me shall karakteristik të arabëve dhe duken të kënaqura nga ky udhëtim.








