Olta Gixhari nuk ka mundur t’i ndal lotët pas eliminimit të Amos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ajo e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Amos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Amos u eliminua gjatë javës kur të gjithë banorët ishin në nominim, përveç Kristit, i cili kishte hapur “Kutinë e Pandorës” gjatë Prime-t të kaluar në BBVA.
Kujtojmë se Amos ishte shumë i afërt me Oltën por edhe me Dea Mishelin, me të cilët ishte kundër grupit të njohur si “grupi i Luizit”. Ndërkohë që Efi u shkri së qeshuri me reagimin e Oltës.
Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh.Prime e kaluar, Kristi dërgoi në nominim të gjithë banorët, përveç vetes së tij.
Ai kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku njëri zarf i jepte mundësine të takonte një njeri të dashur, e tjetri dërgonte të gjithë banorët në nominim.




