Monday, April 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Nuk keni vendosur ende ku do e prisni 2020?! Ja cilat janë 10 vendet ideale

admins by admins
December 26, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Nuk keni vendosur ende ku do e prisni 2020?! Ja cilat janë 10 vendet ideale
1
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Sydney, në Australi, është qyteti i parë i madh ndërkombëtar që përshëndet Vitin e Ri në mesnatë. Ekspozita kryesore e fishekzjarreve zhvillohet në Sidne Harbour me Shtëpinë e Operës dhe Portin e Urës duke siguruar një shfaqje spektakolare. Ishujt në port ose parqet familjare nga të dyja palët ofrojnë pamje të shkëlqyera.

  1. Taipei, Tajvan

Natën e Vitit të Ri në Taipei, kryeqyteti i ishullit të Tajvanit, është një spektakël vizual. Ndërtesa më e lartë e qytetit, Taipei 101, është vendi ideal ku mund të shijohet shfaqja e paharrueshme e fishekzjarrëve por dhe ajo e muzikës që organizohet nga kryetari i bashkisë.

  1. Bangkok

Bangkok shpesh kryeson listat e qyteteve më të mira të jetës së natës të Azisë. Sigurisht, është vendi perfekt nëse ju pëlqen turma, zhurma dhe adrenalina. Times Square, në Central World Plaza është një nga pikat kryesore të grumbullimit për shijuar festat e organizuara me rastin e fundvitit. Por dhe nëse dëshironi që të qetësoheni pas festave të çmendura që ky vend organizon, ju mund të shijoni tempullin më të famshëm të këtij vendi, Wat Pho, si një vend ideal për të medituar.

  1. Dubai

Burj Khalifa në Dubai është një nga qiellgërvishtëset që tërheq vëmendjen në botë, dhe është akoma dhe më e mikluar për festat e Vitit të Ri. Ndërsa 2019 po mbaron, Burj Khalifa mban rekordin për ndërtesën më të lartë në botë,  e cila pret çdo vit të ri me një shfaqje të mahnitshme të fishekzjarrëve, për të gjithë vizitorët e saj. Jo shumë larg, Burj Plaza është pak më e qetë dhe më pak e mbipopulluar për familjarët.

  1. Moska

Sheshi i Kuq Historik në Moskë ofron një nga mjediset më të ftohta, por edhe një nga mjediset më tërheqëse vizuale për Vitin e Ri. Ndërsa jeni atje, ju mund të dëshironi të shihni një nga varret më të vizituara në botë, atë të liderit komunist Vladimir Lenin, ose të bëni një turne në reliket e Luftës së Ftohtë nga epoka Sovjetike. Nëse dëshironi të festoni në një stil të vërtetë madhështor, Ritz-Carlton në Moskë mund të jetë për ju. E vendosur në qendër, ky vend ofron një nga baret më mbresëlënës në tarracë.

  1. Cape Town

Cape Town është një nga qytetet më të bukura të vendosura në Afrikë – dhe në botë, pasi fishekzjarret e Vitit të Ri e bëjnë atë akoma dhe më shumë spektakolar. Nëse jeni duke kërkuar një vend me ushqim të shijshëm por të shijoni njëkohësisht festat e fundvitit, vizitoni MAReSOL, e cila është e specializuar në kuzhinën Portugeze. Nëse jeni në humor për një festë, Vreshtat e Cape Point janë një nga shumë vendet që duhet të merrni në konsideratë. Shfrytëzoni sa më shumë udhëtimin tuaj duke vizituar vreshtat e njohura të Afrikës së Jugut rreth Cape Town.

  1. Londër

Londra, siguron gjithmonë një organizim të mrekullueshëm për fëstat e fundvitit. Biletat shiten me shpejtësi, por ju mund të jeni në gjendje të shihni fishekzjarret falas nga maja e kodrave si Primrose Hill, Parlamenti Hill në Hampstead Heath, Greenëich Park dhe Alexandra Palace.

Një mënyrë tradicionale shijuar darkën e Vitit të Ri,  është të shijoni Tavernën e Vjetër e Bellut, e cila shërben pije për të rritur që nga viti 1670.

  1. Rio de Janeiro

Nëse dëshironi ta prisni Vitin e Ri me rreth 2 milion njerëz të tjerë në një vend të ngrohtë, atëherë, drejtohuni drejt Rio de Janeiro.

Organizimi më i bukur, është ai në plazhin Copacabana, i cili përmban një larmi aktesh muzikore dhe fishekzjarre. Nëse dëshironi të festoni në stilin klasik të Rio, bëni një vizitë në Jobi Bar. Është një institucion social në qytet, që qëndron i hapur që prej vitit  ’50.

  1. New York

Times Square në Manhattan, është sinonimi i festës së Vitit të Ri në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Disa nga vendet ku mund të shijoni festat e fundvitit, janë Grand Army Plaza, dhe nëse jeni 21 vjeç ose më i madh, provoni fatin tuaj në Resorts World Casino, e vetmja kazino në qytet. Nëse shkoni në lagjen Throgs Neck të Bronx, atje mund të shijoni festën e përvitshme vjetore të Marina del Rey,ku me 185 dollarë për person ju mund të shijoni ushqime deti, shampanjë dhe një pamje marramendëse të Manhattan.

Dhe së fundmi, por jo më pak i bukuri, renditet Las Vegas, i cili përgjatë gjithë vitit karakterizohet nga dritat e ndritshme, por që marrin akoma dhe më shumë shkëlqim për natën e Vitit të Ri.

Rrugët për automjete janë të mbyllura dhe këmbësorët marrin pjesë në një festival të paharrueshëm. Në mesnatë, kazinotë e ndryshme ofrojnë një shfaqje mbresëlënëse të fishekzjarreve nga çatitë e ndërtesave të tyre. Vizitorët këshillohen që të rezervojnë dhomat e hoteleve herët, pasi çmimet në Vegas rriten së tepërmi për pushime.

Previous Post

Janë multimiliarderë por kanë vendosur që pasurinë mos ta trashëgojnë te fëmijët e tyre

Next Post

Pse mamatë Franceze rrisin fëmijë elegantë, të qetë, dhe të disiplinuar…

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Pse mamatë Franceze rrisin fëmijë elegantë, të qetë, dhe të disiplinuar…

Pse mamatë Franceze rrisin fëmijë elegantë, të qetë, dhe të disiplinuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In