Dyshja Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin nga personazhet më përfolura të këtij edicioni të BBV, ku fillimisht miq dhe më pas rivalë, të cilat ndikuan në raportin e tyre jashtë shtëpisë.
I ftuar si opinionist i emisionit Për’Puthen, Luizi foli edhe për marrëdhënien e tij me Efin.
Edhe pse dyshja i rregulloi marrëdhënien para se të dilnin nga formati, ish-banorët e BBVIP nuk janë parë bashkë publikisht edhe pse publiku është bërë kurioz për këtë fat.
I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha se nuk ka pasur kohë ta takojë.
“Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, jo më të kem kohë me pi me Efin. Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha këngëtari.




