Kryeministri Rama në fillim të mbledhjes së parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave. Rama tha se Qeverias ka një kod etik që është mënyrë jetese e një ministri. Rama paralajmëroi zero tolerancë dhe se kush përsërit shkelje do të duhet të hapë dorëheqjen.
“Nuk shkruhet që anëtarët e qeverisë mund të fluturojnë në Business Class në shtete të huaja. Nuk shkruhet se ministrat mund të shkojnë e të pijë nëpër kafene. Dy të parat zakonisht jaën respektuar.
Krahasuar me të parët kur ministrat shëlleheshin nëpër palzhet e botës. Duhet të respektoni kodin etik. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë, herën e parë do kërkoni falje, në rast përsëritje dueht të dorëzoni karrigen.
Nga ministria kanë marrë pirunë, pjata, karrige duke e lënë magazinën bosh kur erdhëm ne në pushtet. Dhuratat e bëra gjatë kohës që mbani postin do të depozitohen në magazinën e institucioneve. Këto mund të duken si gjëra të vogla, por në fakt nuk janë të tilla dhe respektohen në çdo shtet”, tha Rama.