Prokurori i Apelit në Vlorë, Pelivan Malaj është shkarkuar këtë të hënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Shkarkimi i tij ka ardhur pasi nuk ka arritur të justifikoi pasurinë, një kriteret e rivlerësimit. Ndërkohë sa i takon figurës dhe profesionalizimit, rezulton të mos ketë patur probleme.
Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.




