Arti shqiptar sot është në zi! Këngëtari dhe kantautori i njohur Kujtim Prodani ka ndërruar jetë si pasojë e COVID.
Ishte vetë Prodani, ai që bëri të ditur lajmin se ishte infektuar nga ky virus, ku madje edhe postoi një fotografi nga spitali.
Miku i tij Vasil Sofokli Tole ka publikuar në Facebook mesazhin e fundit nga Prodani, i cili pavarësisht gjendjes së rëndë shprehej që do e mposhte virusin.
“Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.
Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.
Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor!
Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilin po e vendos më poshtë!
Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.
Lamtumirë artist!”- shkruan Tole në Facebook.





