Më 26 nëntor, Shqipëria ishte goditur nga një tërmet vdekjeprurës, i cili kishte lënë pasoja të mëdha edhe në rrafshin ekonomik, shkruan lajmi.net.
Dhe menjëherë pas tërmetit, Bebe Rexha kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të i ndihmuar disa nga familjet më të prekura nga kjo tragjedi.
Ajo premtoi ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të familjes Musa me paratë e mbledhura në kohë rekord, dhe sot ka filluar ndërtimi i kësaj shtëpie.
Këtë e ka konfirmuar Bes Kallaku me anë të një video të publikuar në Instagram ku shihet në vendin e ngjarjes.




