Tuesday, April 21, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Nicolas Cage do të luajë si Nicolas Cage në një film për Nicolas Cage

admins by admins
November 18, 2019
in Politikë
A A
0
Nicolas Cage do të luajë si Nicolas Cage në një film për Nicolas Cage
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nicolas Cage është në bisedime për të luajtur vetveten në një film që rreket të rrëfejë përpjekjet e aktorit për të fituar rolin e protagonistit në një film të Quentin Tarantinos.

“The Hollywood Reporter” thotë se për realizimin e filmit komik me titull “Unbearable Weight of Massive Talent” (Pesha e rëndë e talentit të madh) negociatat janë në fazën finale me kompaninë “Lionsgate”.

Skenari mban vulën e Tom Gormican dhe Kevin Etten.

Në film, Nicolas Cage i viteve ’90 qorton Nicolas Cage të së ardhmes për dështimin në përpjekjet për t’u bërë i famshëm dhe e vë në lojë për pjesëmarrjen në shumë filma të rëndomtë dhe me buxhet të ulët.

Në të njëjtën kohë, ai po përpiqet gjithashtu që të përballojë borxhet e konsiderueshme, ndaj pranon që të shfaqet në ditëlindjen e një fansi meksikan, që është anëtar i një karteli të fuqishëm droge. Bosi i drogës i kërkon Nicolas Cage që t’i hedhë një sy skenarit naiv të një filmi që ai ka shkruar vetë.

Përgjatë të gjitha këtyre peripecive, Cage përpiqet që të ruajë lumturinë e vajzës së tij.

Kjo është përmbledhja e shkurtër që “The Hollywood Reporter” ofron për filmin në fjalë, duke kujtuar se me kaq përmbledhje kuptohet se filmi frymëzohet nga vetë jeta e aktorit hollivudian, që jo shumë kohë më parë pati vështirësi financiare, që e detyruan të mos refuzonte asnjë ofertë për rol protagonist, duke marrë pjesë në shumë filma, jo vetëm me buxhet të ulët, por edhe “të masakruar” nga kritika.

Nisur nga të gjitha këto, kush më mirë se Nicolas Cage do të luante rolin e Nicolas Cage në një film për Nicolas Cage?

Previous Post

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 nëntor?

Next Post

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

admins

admins

Related Posts

Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
PS hermetike për Presidentin e ri/ Pas pak nis mbledhja e Kryesisë, gazetari zbulon çfarë do të ndodhë: Pse Ardian Dvorani është një nga emrat e përfolur
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar të premten, zbardhet agjenda

January 14, 2026
Next Post
Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In