Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale J. V. banues në Shkodër.
Sipas njoftimit të dhënë nga Interpol Roma, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana.
Në vitin 2018, Gjykata e Milanos në Itali lëshoi urdhër-arrestin për 40-vjeçarin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.