8 anëtarë të familjes Lala humbën jetën nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë. Banesa e tyre u rrëzua, duke zënë poshtë anëtarët e familjes dhe vetëm 17-vjeçari Ramë Lala u nxorr i gjallë nga rrënojat.
Mësohet se ditën e djeshme pas ceremonisë mortore ku u përcollën në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala , ndërroi jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.
E moshuara një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën, në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes, i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe. Ajo u operua, por nuk mundi ti mbijetonte infraktit./urbannews.al




