Friday, July 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Nderi i Kombit Ndriçim Xhepa

admins by admins
January 21, 2021
in Artistet
A A
0
Nderi i Kombit Ndriçim Xhepa
0
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ndriçim Xhepa  lindi më 21 Janar 1957 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, më 1980, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ai ka interpretuar rreth 50 role në teatër, nga të cilët veçohen ato në “Prometeu” të V.Eftimiut, “Në jetë” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” të A.Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallët” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Dasëm gjaku” të F.G. Lorca, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” të Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995, “Hekurat” e Arpad Göncz, “Vdekja e Dantonit” të Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” të Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Ylli pa emër” të M. Sebastian, “Portreti i Dorian Greit” të O.Uajlldit,  “Pulëbardha” të A.Çehov, “Kapitulli i Dytë” të Sajmonit, me të cilin fiton Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004”, Çmimin “Kult” në 2005 dhe Festivalin Ndërkombëtar “Kosova InFest” po në 2005, “Closer” të P. Marber, “Hotel Ballkan” të B.Hoxhës, “Për një fjalë goje” N.Saurrate, me të cilin fiton Çmimi “Kult” në vitin 2007, “Korbi i bardhë” M.Luarasi, “Xhaxha Vanja” të A.Çehov, me të cilin merr për herë të tretë Çmimin “Kult” në vitin 2009, “Darka e gabuar” të I.Kadaresë, “Liri në Bremen” të R. Fassbinder, “Spiuni i Ballkanit” të D. Kovacevic, “Familja Tot” të Örkeny Istvan. Nga viti 1989-2008, ka qenë pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik dhe në vitet 1996-97 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione të pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te McDonagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradhëti bashkëshortore” të Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në shfaqjen “Mbreti Lir” të U.Shekspirit.

Ndriçim Xhepa është aktivizuar gjithashtu me sukses në rreth 40 filma si: “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” me regji të V.Priftit, “I dashur armik”, “Lindje-Perëndim-Lindje” dhe “Në kërkim të kujt” me regji të Gj. Xhuvanit, “Kohë e largët”, “Të mos heshtësh”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përdhunuesit”, “Sekretet” dhe “Ada” me regji të S. Pecanit, “Hije që mbeten pas” dhe “Rruga e lirisë” me regji të E.Mysliu, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me regji të Dh. Anagnostit, “Shokët” me regji të K.Çashkut, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” me regji të I. Muçajt, “Vendimi” me regji të K. Dhamos, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” me regji të A. Mingës, “Delegacioni” me regji të B.Alimanit, “Plumbi prej plasteline” dhe “Kronikë provinciale” me regji të A.Minarollit, “Milenium” me regji të B.Bishës, “Kronikë e paharruar në fshatin e harruar” me regji të K.Bekteshit, “I paharruari” me regji të M.Shanaj, filmi grek “Eduard” me regji të Angeliki Antoniu, “Tri ditë nga një jetë” me regji të L.Malaj, filmi grek “Pengu” me regji të Konstandin Janaris, “Tej fasadës” me regji të D.Thanës, “Këshilltarët” me regji të Xh.Dafës.

Ndriçim Xhepa është vlerësuar me disa çmime për rolet e tij në kinematografi, ku mund të përmendim: ‘Medalje’ pë rolin e Gencit në filmin “Shokët”, Festivali i 5-të i Filmit Shqiptar (1983), ‘Medalje’ për rolin e Arsenit në filmin “Duaje emrin tënd”, Festivali i 6-të i Filmit Shqiptar (1985), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Benit në filmin “Hije që mbeten pas”, Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar (1987), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”, Festivali i 8-të i Filmit Shqiptar (1989), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Alush Beut në filmin “Dasma e Sakos”, Festivali i 11-të i Filmit Shqiptar (2000), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Harun Bonatës në filmin “I dashur armik” Festivali i 12-të i Filmit Shqiptar (2006), Çmim për aktor për rolin e Ilo Zotos në filmin “Lindje-Perëndim-Lindje” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2009), Çmim për aktor për rolin e Spiros në filmin “Delegacioni” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2018).

Ndriçim Xhepa është nderuar ndër vite me titujt përkatës nga institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë:

(1989) Urdhëri ‘Naim Frashëri’ i klasit të parë

(1990) Titulli ‘Artist i Merituar’

(2010) Titulli ‘Mjeshtër i Madh’

(2017) Titulli ‘Nder i Kombit’

Burimi: Teatri Kombëtar

Tags: Ndriçim Xhepa
Previous Post

Aktori e thotë troç: Në SHBA punova në ndërtim dhe roje. Ça kujtoni ju se punojnë shqiptarët andej?!

Next Post

Arti shqiptar në zi! Humb jetën nga covid artisti i madh

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Lajmi i Fundit/ Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, anëtar i Akademisë së Shkencave

Arti shqiptar në zi! Humb jetën nga covid artisti i madh

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In