Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në burgun e Fushë-Krujës, ku i burgosuri Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë së burgut. I bugosuri Ziza ka pësuar disa lëndime në trup dhe momentalisht ndodhet në spitalin e burgut nën kujdesin e mjekëve.
Kujtojmë që Shpëtim Ziza është i dënuar me burg përjetë, për vrasjen e 10 vjeçarit Besim Çenga, të cilin e përdhunoi dhe më pas e vrau me lidhëse këpucësh. Ai njihet edhe si “Mostra e Peshkopisë”.