Moses në një takim për sensibilizimin ndaj sëmundjes së kancerit është shprehur se politika shqiptare duhet të jetë më shume e kujdesshme dhe vigjilente.
Ajo theksoi faktin se politikanët shqiptarë duhet të punojnë sëbashku për të mirën e vendit. Moses kujtoi përsëri Reformën Zgjedhore e cila duhet bërë sa më shpejt.
“Investimi tek gratë i ndihmon vendet të arrijnë paqe dhe begati më të madhe. Gjatë viteve të fundit ambasada e SHBA ka mbështetur angazhimin, politik-social dhe politik të grave në Shqipëri. Unë do të doja të ndaja me ju diçka personale. 12 muaj më parë humba nënën time për shkak të kancerit. Unë e di personalisht se kanceri i gjirit ndikon tek të gjithë ne. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i varbër ndaj privilegjeve. Diagnoza e kancerit është tragjike për njerëzit. Studimi tregon se punonjësit e Shqipërisë të punojnë për të ndihmuar gratë, veçanërisht ato me sëmundjen e kancerit. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe për një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur”