Tuesday, April 21, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Milano vishet zikaltër, Inter ringjallet në derbi

admins by admins
March 17, 2019
in Sport
A A
46
Milano vishet zikaltër, Inter ringjallet në derbi
4
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Inter mposht 3-2 Milan-in dhe harron eliminimin nga Europa League. Zikaltrit kanë vendosur të zgjohen në momentin e duhur dhe të luajnë ndeshjen e tyre më të mirë të sezonit. Pa Nainggolan dhe pa Icardi, por me shumë zemër. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka parakaluar kushërinjtë dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Champions League.

Ka qenë Matias Vecino që ka zhbllokuar derbin pas vetëm 3 minutash lojë pas një asisti të marrë nga Lautaro Martinez. Goli i uruguaianit, i realizuar pas 2 minutash dhe 31 sekondash, ka qenë më i shpejti në një derbi të Milanos të Serisë A që nga prilli i 2011-ës (Pato shënoi për Milan-in pas 43 sekondash).  
Dominimi i zikaltërve ka dhënë rezultate edhe në fillimin e pjesës së dytë, kur Stefan de Vrij ka realizuar edhe golin e dytë për ekipin e Spalletti-t me një goditje me kokë.
Kuqezinjtë kanë arritur të reagojnë në minutën e 57-të me Bakayoko, më i miri në fushë për “Djallin”, që ka imituar holandezin dhe ka ngushtuar diferencat.

Ky moment i ka dhënë zemër ekipit të Gattuso-s që është vënë në kërkim të golit të barazimit, por planet e kuqezinjve janë prishur në minutën e 67-të, kur Politano ka fituar një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Castillejo-s.

Te pika e bardhë është paraqitur Lautaro Martinez, i cili ka mposhtur Donnarumma-n me një gjuajtje të fortë me të djathtën. Gjithsesi, Milan ka reaguar menjëherë dhe ka realizuar golin e dytë me Musacchio-n pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë së zikaltërve.

Katër minuta para fundit të ndeshjes kuqezinjtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas një ndërhyrje të ashpër të Conti-t ndaj Martinez-it, por që është kthyer në një karton të verdhë me ndihmën e VAR-it.

Një vendim ky që ka irrituar trajnerin Spalletti, i cili është përjashtuar nga arbitri Guida. Për shkak të këtyre vonesave arbitri ka dhënë gjashtë minuta shtesë, por rezultati ka mbetur i pandryshuar, me Inter-in që ka marrë një fitore të madhe të merituar.

Previous Post

PD përhap ‘fake news’ për shëndetin e Ramës, reagon Fuga: Opozita s’do mend që është e lodhur, por…

Next Post

Emrat e personave që marrin kompesimin e pronave (LISTA)

admins

admins

Related Posts

E FUNDIT/ Silvinjos i del emri te klubi i yjeve, mund të largohet nga Shqipëria
Sport

E FUNDIT/ Silvinjos i del emri te klubi i yjeve, mund të largohet nga Shqipëria

November 21, 2024
Incidenti në Çeki, Shakohoxha për FSHF: Rrinin si bufa
Sport

Incidenti në Çeki, Shakohoxha për FSHF: Rrinin si bufa

October 16, 2024
Lacio e përjashton nga lista e futbollistëve, Hysaj do të bëhet “tifozi” më i paguar
Europe

Lacio e përjashton nga lista e futbollistëve, Hysaj do të bëhet “tifozi” më i paguar

September 2, 2024
Next Post
Emrat e personave që marrin kompesimin e pronave (LISTA)

Emrat e personave që marrin kompesimin e pronave (LISTA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In