Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Meta vlerëson me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ aktorin e mirënjohur Petrika Riza

admins by admins
February 2, 2021
in Artistet
A A
0
Meta vlerëson me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ aktorin e mirënjohur Petrika Riza
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e mirënjohur korçar Petrika Riza në vlerësim të kontributit të tij profesionale për artin shqiptar me rolet e tij të paharrueshme në skenën dhe ekranin e kinemasë.

“Në vlerësim të kontributit profesional për artin shqiptar me interpretimin me nivel të lartë artistik të roleve të paharrueshme në skenën e teatrit dhe ekranin e kinemasë. Me mirënjohje për aktorin e rrallë, i cili portretizoi mjeshtërisht dhe realisht personazhet dhe dramat e tyre psikologjike, duke bërë që loja e tij të mbetet e pashlyeshme nga kujtesa e publikut shqiptar”.

Meta gjatë ceremonisë, është shprehur se Petrika Riza është  një personalitet i shquar i teatrit korçar dhe të kinematografisë shqiptare, i cili me punën dhe pasionin e tij e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta.

“Të nderuara personalitete të shquara të artit dhe të skenës, të nderuar pjesëmarrës, në vijimësi të aktiviteteve në nderim e vlerësim të artistëve tanë, kam nderin t’i akordoj sot Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ artistit të njohur Petrika Riza, një personalitet i shquar i teatrit korçar dhe të kinematografisë shqiptare, i cili me punën dhe pasionin e tij e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta.

Petrika Riza, artisti i mbi njëqind roleve në dramë, komedi dhe kinematografi, me një karrierë 45 vjeçare dhe me një pasion të pandërprerë për artin skenik, ka dhënë një kontribut të çmuar në piedestalin e artit korçar dhe atij shqiptar, që tashmë mban edhe vulën e qartë të personalitetit të tij të veçantë artistik.

Për talentin, gjallërinë e interpretimeve dhe lojën e tij aktoriale, ai është duartrokitur dhe është dashur gjithmonë nga spektatorët dhe artdashësit.

Karriera dhe puna e gjatë krijuese e zotit Petrika Riza, aktorit dhe më pas drejtorit të Teatrit  ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, është e stolisur hollë në dhjetëra e dhjetëra personazhe në dramë, komedi dhe kinematografi, duke u shpalosur përpara spektatorit, si një artist i kompletuar shumë planesh, i cili ka lëvruar me shumë sukses të gjitha interpretimet e tij.”

Presidenti gjatë fjalës së tij ka përmendur edhe disa prej roleve më të rëndësishme në karrierën e artistes së madhe si Xhaxha Madhi te ‘Rruga e Madhe’,  Xhon Kelleri tek ‘Ishin të gjithë bijtë e mi’  dhe spoti Filothe te ‘Plumbat e shkronjave’, komisari te ‘Përbindëshi’, prokurori te ‘Denoncimi’.

“Ai ka interpretuar në skenë shumë role të rëndësishme dhe protagoniste, si Xhaxha Madhi te ‘Rruga e Madhe’,  Xhon Kelleri tek ‘Ishin të gjithë bijtë e mi’  dhe spoti Filothe te ‘Plumbat e shkronjave’, komisari te ‘Përbindëshi’, prokurori te ‘Denoncimi’ e shumë role të tjera.

Në kinematografi Petrika Riza ka interpretuar në dhjetëra filma, ndër të cilat kujtojmë rolin e Rustemit tek ‘I teti në Bronz’, Naimi në filmin ‘Yjet e netëve të gjata’, roli i dhespotit te ‘Mësonjëtorja’, Kajmekani te ‘Kush vdes në këmbë’ e shumë personazhe të tjera të gdhendura nga publiku

Në kujtesën e publikut si drejtor i Teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, ai ka realizuar bashkëpunime të suksesshme me artistët më në zë të kohës, si Violeta Manushi, Luftar Paja, Fadil Hasa, si edhe me regjisorë të shquar si Piro Mani, me të cilin vunë në skenë komedinë greke ‘Zonjusha  39 vjet’, e cila u vlerësua si një nga shfaqjet më të suksesshme të realizuar nga trupa e Teatrit të Korçës.

Vlen të përmendet edhe drama e autorit të mirënjohur Ruzhdi Pulaha ‘Kohë pa emër’ e cila në Festivalin Teatror të Komedisë ‘Ballkan 2000’, u vlerësua nga juria si shfaqja më e mirë dhe mori çmimin e parë.”

“Të nderuar miq, artistët janë krenaria e vendit dhe figurat më të dashura nga publiku. Ata janë edhe frymëzim për brezat e ardhshëm. Spektatorët korçarë dhe mbarë publiku i gjerë shqiptar nuk kanë për ta harruar kurrë forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë dhe potent, si edhe origjinalitetin e interpretimeve të artistit Petrika Riza. Faleminderit!”, tha në fund ai.

Tags: Petrika Riza
Previous Post

Zi në familjen e Çiljetës, këngëtarja humb babain nga Covid-19

Next Post

Bep Shiroka, aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, personazhi emblematik i teatrit dhe kinemasë

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Bep Shiroka, aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, personazhi emblematik i teatrit dhe kinemasë

Bep Shiroka, aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, personazhi emblematik i teatrit dhe kinemasë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In