Rëndësia e shëndetit mendor duhet të marrë masa dhe shtrirje më të gjerë ,sepse na takon të gjithëve ndërgjegjësimi .
Por çfarë janë këto mendime që shumica i përjetojnë dhe shumë pak marrin inisiativën të flasin se si ndihen vërtetë ?!
Në momente si vetë-izolimi apo shqetësime të ndryshmë që “mbërthejnë “ trurin tuaj,nuk të lejojnë të jetosh me qetësinë e merituar.
Luftojini ato!
Mos i lejoni të qarkullojnë në jetën tuaj pa leje,sepse jeni të gatshëm t’i parandaloni.
Qëllimi duhet të mbizotërojë mbi faktin.
Mos e neglizhoni asnjë situatë sepse të gjithë pasojat do ndikojnë në rendimentin dhe balancimin e jetës.
Mendoni gjëra të bukura, momente që ju sjellin frymëzim, elementë të dashurisë dhe lumturi mbi të gjitha,pasi po e “ngatërroni “ gjendjen shpirtërore dhe nuk jeni në gjendje për të qenë të kthjellët !
Duhet të jemi optimist edhe për situata që nuk mund t’ia dalim dot,por për ne është e rëndësishme që të mendojmë se përsëri do ta provojmë dhe pa dyshim që do triumfojmë .
Kushtojini më shumë rëndësi vetes !
Terapia mjaft efikase për t’u ndjerë mirë është muzika! Burim frymëzimi! Mos e anashkaloni!
Nuk mund të lejmë në hije as aktivitetin fizik,prioritar. Ndihmë për shëndetin fizik dhe mendor! Akumulim i energjive pozitive!
Edhe nëse disa stimulime nuk do iu duken bindëse, “ushqeni “ veten me mirësi dhe efikasitet që çdo ditë do jetë më e mbarë për ju! Gjithçka ndodhet në të menduarin tuaj! Hidheni hapin e radhës dhe do më falenderoni!
Por mbi të gjitha,falenderimi do shkoj për ju që po përpiqeni!
Duajeni veten duke luftuar mendimet negative!
Mos kini dyshime sepse mund t’ia dilni me sukses! /UrbanNews.al