Mbi 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin në vitin 2019 duke pësuar një rritje të ndjeshme me 8.1% krahasuar me vitin 2018 kur ky numër ishte 5.9 milionë të huaj, sipas shifrave të publikuara sot nga raporti i Instituti të Statistikave (INSTAT).
Në dhjetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 636 turistë.
Gjithashtu gjatë vitit 2019, edhe Zvicra përfshihet mes vendeve me numrin më të lartë të turistëve që vizituan vendin tonë. Kështu sipas INSTAT, numri i turistëve zvicerianë ishte 64 870 me një rritje me 18,2 %.
Hyrjet e shtetasve të huaj më së shumti kanë pasur qëllim turizmin por një rritje me 138% kanë pësuar hyrjet e shtetasve të huaj me qëllim trajtimin shëndetësor dhe për qëllime biznesi me 16,1%.
Kosova, Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë shtetet me numrin më të lartë të qytetarëve të hyrë në vendin tonë në muajin dhjetor. Nga Kosova për periudhën janar – dhjetor 2019 kanë hyrë në vendin tonë 2 246 540 shtetas, nga Maqedonia e Veriut për këtë periudhë kanë hyrë 753 533 shtetas dhe nga Greqia 596 884 shtetas.




