“Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit është një metodë atraktive që aplikohet prej disa vitesh në Paris”, tha sot Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Majko shton se “Shoqata shqiptare “Albania” në bashkëpunim me shoqatën “ProCulture” nga dita e nesërme do të fillojnë zbatimin e këtij programi, për zhvillimin e njohurive të fëmijëve të komunitetit shqiptar rreth gjuhës dhe kulturës së vendit të origjinës”.
“Në përfundim të këtij programi, të gjithë nxënësit shqiptarë do të japin një shfaqje në “Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës” që organizohet në Paris”, tha ai. /a.g/




